Pjesëtarët e Mbrojtjes së Afërt të Policisë së Kosovës dhe forcat e Shqipërisë janë duke e shikuar vendin e ngjarjes pranë Memorialit Historik të heroit kombëtar Gjergj Kastriot-Skënderbeu në Lezhë, kjo pasi është paralajmëruar një vizitë e ushtrueses së detyrës së presidentes Vjosa Osmani.
Osmani do të zhvillojë një vizitë në këtë kompleks nga ora 13:30. Prej këtu Vjosa Osmani do të takohet presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.
Takimi do të zhvillohet në orën 15:30, kurse në orën 17:00 së bashku do të mbajnë një konferencë për media.
Kjo njëherësh është vizita e parë jashtë vendit e ushtruesës së pozitës më të lartë të shtetit.
Nesër pritet të ketë një takim me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë Gramos Ruçin, ku edhe do të mbajë një fjalim rasti në Kuvendin e Shqipërisë. Nesër ajo do të bëjë homazhe tek varrezat e dëshmorëve.
Kurse të premten Vjosa Osmani, do të zhvillojë takime me opozitën në Shqipëri.