UBT News

Osmani nderon Plenkoviqin me medalje presidenciale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka nderuar kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq, me medaljen presidenciale “Shën Tereza” shkruan UBT News.

Osmani ka pritur Plenkoviqin në kabinetin e presidentes, pasi ai e përfundoi takimin dhe konferencën me kryeministrin Albin Kurti.

“Kënaqësi sot të mirëpres Kryeministrin e Republikës së Kroacisë, z. Andrej Plenkovic, me të cilin bashkëbiseduam për intensifikimin e raporteve ndërmjet dy vendeve tona.

Nga bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes e deri të përkrahja e pakusht e tyre në fushën e politikës së jashtme, Kosova vërtetë është e bekuar që ka një miqësi aq të fortë me shtetin dhe popullin kroat.


Në emër të qytetarëve të Kosovës, sot poashtu kam ndarë medaljen presidenciale ‘Shën Tereza” për Kryeministrin Plenkovic si dhe për Spitalin e Përgjithshëm në Slavonski Brod, me motivacion për humanizmin e treguar, dedikimin e shtetit kroat si dhe profesionalizmin e stafit mjekësor dhe reagimin e shpejtë të shërbimeve emergjente në aksidentin tragjik afër Slavonski Brodit të Kroacisë, ku 10 qytetarë të Kosovës humbën jetën ndërkaq 26 të tjerë u lënduanka shkruar Osmani në postimin e saj në Facebook.

Kujtojmë se Plenkoviq gjatë konferencës për medie, tha se do ta ndihmojnë Kosovën në çështjen e liberalizimit të vizave./UBTNews/

Exit mobile version