Në 75-vjetorin e themelimit të NATO-s, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se NATO është fati i Kosovës.
Në një postim në “X”, ajo ka shkruar se rrugëtimi i Kosovës drejt anëtarësimit në aleancë nuk pushon, nuk lëkundet.
“NATO-ja është zotim për brezat e ardhshëm se ata do të trashëgojnë një botë më të sigurt. NATO është fati ynë. Është fati i Kosovës. Rrugëtimi ynë drejt anëtarësimit në aleancë nuk pushon, nuk lëkundet. Ne vazhdojmë të ecim përpara së bashku. Gjithmonë”, ka shkruar Osmani në “X” të enjten./UBTNews/