Nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, zhvillohet ceremonia zyrtare e dorëzimit të pajisjes moderne SPECT/CT/PET në Klinikën e Mjekësisë Bërthamore, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Ceremonia mbahet në orën 12:30 në QKUK.
Përndryshe, përdorimi në rritje i imazheve SPECT/CT përshkruhet dhe ilustrohet me një sërë aplikimesh tipike klinike, të cilat përfshijnë studime të trurit, shtyllës kurrizore, kardiake dhe kancerit. Kurse, përdorimi i funksionalitetit të imazhit CT lejon korrigjimin e imazhit SPECT bazuar në kompensimin e përthithjes brenda indeve.