UBT News

​Osmani me Stoltenberg: Nëse Serbia nuk përballet me sanksione, mund të cenojë sërish sigurinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg që të ndëshkohet Serbia për aktin e agresionit ndaj Kosovës, më 24 shtator në në Banjskë të Zveçanit.

Osmani pas takimit me Stoltenberg, tha se nëse Serbia nuk përballet me masa ndëshkuese, mund të cenojë sërish sigurinë në Kosovë dhe rajon.

Ajo i ka kërkuar Stoltenbergut të insistojë për tërheqjen e trupave ushtarake serbe përgjatë kufirit me Kosovën.

Exit mobile version