UBT News

Osmani me lot në sy: Fehmi Agani ishte krah i djathtë i ish-presidentit Rugova

Presidentja Vjosa Osmani e shoqëruar nga kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe të varri i veprimtarit, Fehmi Agani në 22-vjetorin e vrasjes së tij, raporton Ekonomia Online.

Derisa ka përkujtuar veprimtarinë siç ka thënë të lavdishme të Aganin, e para e shtetit nuk ka mundur që tu përmbahet lotëve.

Krah të djathtë të ish-presidentit Ibrahim Rugova, ajo e ka cilësuar Aganin, duke shtuar se ai ishte zë i fuqishëm edhe jashtë kufijve të vendit.

“Ishte njeriu që gjithmonë dinte të bënte të gjithë bashkë, ishte krahu i djathtë i presidentit historik Rugova dhe mbi të gjitha punoi që sakrifica e popullit të Kosovës për liri të dëgjohej edhe përtej kufijve tanë”.

Exit mobile version