Presidentja Vjosa Osmani e shoqëruar nga kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe të varri i veprimtarit, Fehmi Agani në 22-vjetorin e vrasjes së tij, raporton Ekonomia Online.
Derisa ka përkujtuar veprimtarinë siç ka thënë të lavdishme të Aganin, e para e shtetit nuk ka mundur që tu përmbahet lotëve.
Krah të djathtë të ish-presidentit Ibrahim Rugova, ajo e ka cilësuar Aganin, duke shtuar se ai ishte zë i fuqishëm edhe jashtë kufijve të vendit.
“Ishte njeriu që gjithmonë dinte të bënte të gjithë bashkë, ishte krahu i djathtë i presidentit historik Rugova dhe mbi të gjitha punoi që sakrifica e popullit të Kosovës për liri të dëgjohej edhe përtej kufijve tanë”.