UBT News

Osmani: Më 11 shtator riafirmojmë përpjekjet tona në mbrojtje të lirisë e demokracisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se në 22 vjetorin e sulmit terrorist në ShBA, riafirmohen përpjekjet në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë, vlera këto të cilat definojnë miqësinë dhe partneritetin e përhershëm me Amerikën.

Ajo ka shtuar po ashtu se 11 shtatori i vitit 2001 ndryshoi rrjedhën e historisë përgjithmonë.

“Sot, krahas aleatëve tanë amerikanë, nderojmë 3 mijë viktimat e sulmeve terroriste kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa riafirmojmë përpjekjet tona të çdoditshme në mbrojtje të lirisë e demokracisë, vlera të cilat definojnë miqësinë dhe partneritetin tonë të përhershëm”, ka shkruar Osmani në Facebook. 

Exit mobile version