Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbërritur për Samitin e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor.
Osmani ishte liderja e parë e Ballkanit Perëndimor që u shfaq në ndërtesë.
Me këtë rast, pati edhe një deklaratë të shkurtër ku deklaroi se Kosova e ka vendin mes familjes së madhe evropiane.
Në lidhje me liberalizimin e vizave, Osmani u shpreh se nuk dëshiron të krijojë pritshmëri por theksoi se Kosova tashmë ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara.
Gjithashtu, Osmani u shpreh se pret një zë të unifikuar të Bashkimi Evropian rreth të ardhmes së Ballkanit Perëndimor.