Presidentja Vjosa Osmani, duke pasur parasysh afatet ligjore të përcaktuara me legjislacionin në fuqi, si dhe detyrimet ligjore për konsultime me partitë politike, sot mbajti takim konsultativ për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe atë të Leposaviqit.
Sipas Presidentes Osmani, KQZ-ja është e gatshme për organizimin e zgjedhjeve në këto komuna dhe se institucionet do t’i ndërmarrin masat adekuate në mënyrë që qytetarët pa dallim etnie, ta ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese të votimit.
“Presidentja Osmani do ta caktoj datën e mbajtjes se zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe atë të Leposaviçit brenda afateve ligjore”, informoi Presidenca.