UBT News

Osmani: Le ta dëgjojë e gjithë bota – Serbia në Mejë kreu gjenocid

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe tek varrezat e viktimave të masakrës së Mejës, akt ky i kryer nga okupatori serb në Kosovë.

Osmani nga Meja, ngriti zërin siç tha ajo ta dëgjojë e gjithë bota, se Serbia, në Mejë, kreu gjenocid, njofton Klan Kosova.

”Serbia akoma as nuk ka kërkuar falje, as nuk është penduar, as nuk ka vendosur kriminelët para gjyqit”.

”Prandaj këtu nga Meja, bëjmë thirrje brenda vendit tonë, por ngrisim zërin që ta dëgjojë e tërë bota, që Serbia në Meje ka kryer një krim të cilin duhet ta quajmë me emrin e tij të vërtetë.  E ai është GJENOCID”, u shpreh Osmani, njofton Klan Kosova.

Exit mobile version