UBT News

Osmani: Kosova, projekti më i suksesshëm i politikës së jashtme amerikane e evropiane

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, në adresimin vjetor para deputetëve fillimisht ka bërë thirrje nga foltorja e Kuvendit për vaksinim të qytetarëve kundër COVID-19, duke theksuar se viti që po lëmë pas ishte shumë sfidues për shëndetin e qytetarëve dhe ekonominë për shkak të pandemisë

Presidentja Osmani theksoi se Kosova është projekti më i suksesshëm i politikës së jashtme amerikane e evropiane.

“Kosova është me fat të mirë të ketë miq anë e mban botës. Ata që kanë qëndruar me ne në ditët më të vështira, për të cilët me po kaq ngulmë dhe përkushtim po na qëndrojnë pran edhe tani drejt konsolidimit të shtetësisë sonë dhe fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës sonë. Ne jemi të lumtur që mund të themi se Kosova është projekti më I rëndësishëm dhe më i suksesshëm i politikës së jashtme Amerikane e Evropiane si dhe i të gjithë atyre që u rreshtuan pran nesh. Prandaj, në vizitat e mija të realizuara këtë vit përveç se kam shprehur mirënjohjen e palëkundur të qytetarëve tanë, për aleancat që i kemi dhe për mbështetjen e vazhdueshme të partnerëve tanë, jam përkushtuar për të ngritur nivelin e shkëmbimit bilateral me vendet të cilat i kam vizituar qoftë sa i përket raporteve politike e diplomatike e deri te ato të tregtisë, sigurisë, shëndetësisë, arsimit, turizmit, agjendës së gjelbër, teknologjisë informative-inovacionit, por edhe shumë fusha të tjera në interes të qytetarëve tanë”, theksoi Osmani.

Presidentja e vendit theksoi po ashtu se dialogun me Serbinë e sheh mjet të rëndësishëm për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit, dhe shtoi se Kosova do vazhdojë të luaj rol konstruktiv në këtë proces. Të njëjtën, qasje ajo ka thënë se e sheh edhe nga Serbia.

Osmani po ashtu theksoi se Kosova mbetet e pa lëkundur në orientimin euroatlantik. 

Exit mobile version