UBT News

Osmani: Kosova dëshmoi se është e aftë të organizojë zgjedhje të lira e demokratike

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët e Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut për maturinë e treguar gjatë tërë këtij procesi zgjedhor.

Sipas Osmanit, Republika e Kosovës dëshmoi se është e aftë të organizojë zgjedhje të lira, fer e demokratike, nëpërmjet të cilave qytetarët duke votuar, treguan se e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur janë bazament i demokracisë dhe respektimit të lirive politike.

“Përgëzoj Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe të gjithë të angazhuarit e tjerë për punën dhe angazhimin e madh me të cilin u arrit organizimi i zgjedhjeve sipas standardeve demokratike. Falënderoj poashtu përfaqësuesit e shoqërisë civile për angazhimin në vëzhgimin e këtyre zgjedhjeve si dhe mediat për raportimin nga këto dy komuna!”, theksoi ajo./UBTNews

Exit mobile version