Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani e konsideron përplasje artificale atë në mes të kreut të shtetit, Hashim Thaçi me kreun e LDK-së, Isa Musta, për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
“E konsideroj përplasje artificiale sepse si në vitin 2013 kur është nënshkruar marrëveshja e cila është ratifikuar në Kuvend, si në vitin 2015 kur është nënshkruar dokumenti për zbatimin e parimeve të asociacionit, në të dyja rastet kanë qenë bashkë. E kanë përkrahur njëra-tjetrën këto dy palë. Sepse në vitin 2013 edhe pse LDK-ja ka qenë në opozitë, e ka votuar këtë marrëveshje të nënshkruar nga Thaçi. Kurse në vitin 2015 zoti Thaçi i rrinte prapa Mustafës kur nënshkruante dokumentet e vitit 2015. Tani më duket si përplasje artificiale.”, ka thënë Osmani.
Kryekuvendarja njoftoi se të premten Kuvendi do t’i mbajë dy seanca./UBTNews