Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se kanë mbetur vetëm edhe 4 ditë për t’u regjistruar. Andaj ajo ka pasur edhe një kërkesë për qytetarët.
“Një lutje për të gjithë qytetarët tanë në Kosovë e në mërgatë: REGJISTROHUNI! Investimet në infrastrukturë, shëndetësi, arsim e shumë fusha të tjera të rëndësishme, do të përcaktohen nga të dhënat që mblidhen nga procesi i regjistrimit. Regjistrohuni që të dëgjohet zëri juaj, të identifikohen nevojat e secilit dhe që çdo qytetar të përfaqësohet, pa dallim”, ka shkruar Osmani në rrjetin social Facebook.
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka dalë me njoftim se mbi 1 milionë e 420 mijë banorë janë regjistruar deri më tani.