Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga komunat e Kosovës të japin kontribut më të madh për të eleminuar dhunën mbi baza gjinore.
Vjosa Osmani në takim me Këshillin e Kryetarëve të Asociaionit të Komunave tha se është e domosdoshme që viktimat e dhunës mbi baza gjinore të jenë të përkrahura nga niveli lokal.
Presidentja Vjosa Osmani tha se parkrah kërkesën e komunave për buxhet shtesë që të rritet siguria në qendrat për punë social.
Në anën tjetër, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, kritikoi qeverinë për mungesë bashkëpunimi, pasi tha se kërkesat e tyre nuk po trajtohen.
Pas fjalimeve hyrëse takimi i presidentes Osmani me kryetarët po vazhdon i mbyullur për media. /UBTNews/