U.d. e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim kryeministrin Avdullah Hotin. Takimi është mbajtur në vazhdën e koordinimit dhe bashkërendimit ndërinstitucional. Sipas njoftimit, në takim janë diskutuar aspekte të përgjithshme të funksionimit në vend.
Hoti e ka njoftuar u.d. presidenten Osmani për hapat e ndërmarrë në menaxhimin e pandemisë, dialogun me Serbinë, aspekte të politikës së jashtme si dhe çështje të sigurisë.
Ndërkaq Osmani ka shtruar nevojën e koordinimit institucional në përballje me pandeminë Covid-19, në këtë situatë të vështirë, në mënyrë që të zvogëlohen pasojat në njerëz nga kjo pandemi./UBTNews