Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani i ka dërguar letër homologut të saj izraelit, Yariv Levin për fillimin e një bashkëpunimi ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Izraelit, si dhe për fillimin e bashkëpunimit në mes institucionesh.
“Mezi pres takimin me ju. Ju lutem nga tregoni se kur mund të kontaktojmë përmes lidhjeve me video në mënyrë që të diskutojmë për hapat e bashkëpunimit. Jam e interesuar të diskutojë për krijimin e grupit parlamentarë të miqësisë ndërmjet izraelit dhe Kosovës dhe ta institucionalizojmë bashkëpunimin ndërmjet dy parlamenteve”, i shkroi mes tjerash Osmani./UBTNews