UBT News

Osmani i reagon Lajçakut: Deklaratat e tij s’kanë të bëjnë me realitetin

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas deklaratave të emisarit special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, teksa u shpreh se këto deklarata s’kanë të bëjnë fare me realitetin.

“Sa i përket konstatimit të tij lidhur me ndryshimin e Kushtetutës, e them se gjatë takimit kam deklaruar se duhet të respektohet Kushtetuta e Kosovës dhe nuk mund të themelohet asnjë pushtet i tretë e aq më pak organe me kompetenca ekzekutive në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Citimet e tij i shoh shqetësuese dhe ato nuk kanë fare të bëjnë me realitetin, realiteti është ajo që ne e kemi lëshuar si komunikatë zyrtare nga takimi me të”, tha ajo.

Ajo shtoi se nuk ka shumicë në Kuvend që do të pranonte një asociacion të tillë me kompetenca ekzekutive.

Lajçak dje pas përfundimit të vizitës treditore në Kosovë u shpreh se s’ka marrëveshje Kosovë-Serbi pa Asociacionin. Kurse sot në Beograd u shpreh se Kosova duhet ta ndryshojë Kushtetutën për Asociacionin.

Exit mobile version