UBT News

Osmani i drejtohet Spanjës për Serbinë: Ndiq vendet evropiane, ta mbështesësh agresorin nuk sjell paqe

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka bërë thirrje Spanjës që të rreshtohet krah vendeve evropiane që kanë dënuar sulmin terrorist në Kosovë, sepse mbështetja e një agresori, duke iu referuar Serbisë, nuk e ndihmon paqen dhe stabilitetin në Evropë.

Osmani e ka cilësuar sulmin ndaj Kosovës si një sulm ndaj gjithë Evropës.

“Mbështetja e një agresori, për të cilin ka prova të qarta që nga 24 shtatori, nuk do ta ndihmojë paqen dhe stabilitetin. Shpresoj që Spanja do t’i bashkohet vendeve të tjera në Evropë që mendojnë të vendosin masa ndaj Serbisë për këtë akt të tmerrshëm, jo vetëm ndaj Kosovës, por ndaj paqes dhe stabilitetit të gjithë Evropës”, deklaroi ajo.

Kështu është shprehur ajo, para mediave në hapje të samitit të Komiteti Politik Evropian në Granada të Spanjës.  

Exit mobile version