UBT News

Osmani: Hegjemonia e Rusisë nuk do të ketë sukses

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar për sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës. E para e shtetit të Kosovës ka thënë se Kosova qëndron me Ukrainën dhe njerëzit e saj teksa ata po përballen me pasojat e një luftë të pa provokuar si rezultat i veprimeve të agresionit nga Rusia.

“Kosova qëndron me Ukrainën dhe njerëzit e saj, teksa po përballen me pasojat e një lufte të pa provokuar si rezultat i veprimeve të agresionit nga Rusia”, ka shkruar presidentja Osmani në Twitter.

Në reagim ajo ka nënvizuar edhe se do të bashkëpunojnë me aleatët për të ndaluar çdo destabilizim në rajon.

Madje ajo thekson se hegjemonia e Rusisë nuk do të ketë sukses dhe se liria e demokracia do të mbizotërojnë.

“Ne do të bashkëpunojmë me aleatët tanë për të ndaluar çdo destabilizim në rajonin tonë. Hegjemonia e Rusisë nuk do të ketë sukses. Liria dhe demokracia do të mbizotërojnë”, ka përfudnuar shkrimi i Osmanit.

Exit mobile version