Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha se hapja e urës si akt normalizimi e integrimi është në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie.
Sipas saj suksesi afatgjatë e i qëndrueshëm arrihet gjithnjë bashkë me aleatë.
Këtë përshkrim Osmani e ka bërë duke ia bashkangjitur një foto të takimit që kishe me komandantin e KFOR-it Ozkan Ulutas.
Ndryshe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se është kundër diskutimit për Urën e Ibrit në Bruksel.
Ajo tha se i qëndron prapa deklaratave të mëhershme se duhet të bëhet hapja e Urës së Ibrit, porse duhet të bëhet në koordinim me SHBA-në dhe NATO-n.
Osmani potencoi se kjo urë nuk është dashur të mbyllej kurrë, por duhet siguruar që kur të hapet të mbetet ashtu.