UBT News

Osmani: Gra e burra të Policisë së Kosovës, janë shembull i përkushtimit dhe devotshmërisë ndaj shtetit

Sot, në 22 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës ka reaguar edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një statusi në rrjetin social Facebook.

Postimi i plotë i presidentës Vjosa Osmani:

Në 22-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, respekt e nderim për profesionistët, ruajtësit e rendit, kujdestarët e sigurisë sonë. Megjithëse forcë e re e rendit, Policia e Kosovës prej dy dekadash ka rritur shkallën e profesionalizmit me të cilën mburremi.

Gra e burra të policisë së Kosovës janë shembull i përkushtimit dhe devotshmërisë ndaj shtetit dhe për këtë ju jemi mirënjohës. Përpjekja jonë për sundimin e ligjit nuk duhet pushojë asnjëherë.

Këtë rrugë të nisur duhet ta kemi synim të çdoditshëm në ofrimin i sigurisë publike në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Police e policë të dashur të Kosovës, urime 22- vjetori themelimit! Faleminderit që çdo ditë kujdeseni për garantimin e një mjedisi të qetë, të cilin e dëshirojmë të gjithë, e i cili bëhet i mundshëm në saje të profesionalizmit tuaj!

Exit mobile version