Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se në asnjë takim që ka pasur me përfaqësuesit e ShBA-së nuk i është thënë janë kundër hapjes së Urës, madje siç ka thënë ajo, ky shtet e mbështet atë.
Mirëpo, Osmani ka theksuar se hapja e urës duhet të bëhet në bashkëpunim me aleatët, “në momentin më të volitshëm”.
Ajo ka kerkuar qe plani i zbatimit të bëhet në bazë të vlerësimeve të Kosovës dhe aleatëve të saj, teksa ka theksuar se paqja dhe siguria e shtetit mbrohet edhe nga institucionet por fuqishëm edhe nga ShBA-ja./UBTNews/