Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkruar rreth pjesëmarrjes së pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në stërvitjet e përbashkëta ushtarake me ushtrinë e amerikane.
Osmani ka shkruar në Twitter se derisa Kosova dhe vendet e rajonit po e bëjnë këtë, Serbia po e forcon ndikimin e Kremlinit duke bërë stërvitje ushtarake me ushtrinë ruse.
“Derisa Kosova dhe vendet e tjera në rajon po marrin pjesë në stërvitjet e përbashkëta ushtarake me ushtrinë e SHBA-ve (Defender21), Serbia po forcon ndikimin e Kremlinit dhe po destabilizon rajonin duke organizuar një stërvitje të përbashkët me ushtrinë ruse”, ka shkruar Osmani.