UBT News

​Osmani forcon lidhjet me Jordaninë në kuadër të vizitës zyrtare në Arabinë Saudite

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me Princin e Kurorës së Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Hussein bin Abdullah al-Hashimi, në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Arabinë Saudite.

Presidentja Osmani ka shkruar në Facebook se takimi ishte shumë i frytshëm dhe u zhvillua në frymën e miqësisë dhe mirëbesimit të ndërsjellë që karakterizon marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Jordanisë.

“Kosova dhe Jordania gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale, të ndërtuara mbi miqësi, mirëbesim dhe bashkëpunim të ndërsjellë. Gjatë takimit konfirmuam gatishmërinë për thellimin e partneritetit dhe diskutuam mënyrat për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët, përfshirë mbrojtjen, tregtinë dhe teknologjinë e informacionit (ICT)”, ka theksuar Osmani.

Takimi me Princin e Kurorës, Hussein bin Abdullah, vjen në një kohë kur Kosova po synon zgjerimin e marrëdhënieve me vendet e Lindjes së Mesme, me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik, investimet dhe inovacionin teknologjik./S.K/KP/

Exit mobile version