Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njofton se takimet intensive gjatë Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel kanë sjellë rezultate të rëndësishme për vendin.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka theksuar se më në fund është marrë vendimi për heqjen e masave të padrejta që ishin vendosur ndaj Kosovës.
“Falënderoj përzemërsisht liderët e Bashkimit Evropian, si dhe të gjithë partnerët tanë, për vlerësimin e angazhimit të palodhur të Kosovës,” ka shkruar Presidentja Osmani.
