Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar presidentin amerikan, Joe Biden për letrën e dërguar.
Osmani veçanërisht e ka falënderuar presidentin Biden për gatishmërinë për ta ndihmuar Kosovën me vaksina antiCOVID.
“Në veçanti, e falenderoj Presidentin Biden që i është përgjigjur letrës sime të datës 19 mars lidhur me ndihmën në drejtim të sigurimit të vaksinave, si prioritet numër një i institucioneve tona. Presidenti Biden ka potencuar se me shtimin e sasisë së vaksinave, SHBA-të do të punojnë për shpërndarjen e tyre dhe se ekipi i tij do të jetë ne kontakt me ekipin tim për realizimin e këtij synimi”, shkroi Osmani në Facebook.
Në letrën e Bidenit mes tjerash thuhet se e ShBA-të mbështesin vazhdimin e dialogut me Serbinë.
“ShBA-të do të vazhdojnë t`i mbështesin përpjekjet për sigurimin e paqes së qëndrueshme dhe dialogut produktiv ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe përfundimisht marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizim, e cila besojmë se do të duhej të përqendrohej në njohjen reciproke”, thuhet në letrën e Biden./UBTNews
E falenderoj Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, për letrën e tij të përzemërt në emër të…
Posted by Vjosa Osmani on Tuesday, April 20, 2021