Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Ukrainën për Ditën e Pavarësisë. Ajo ka shkruar se zemra e një kombi rreh brenda popullit të tij dhe në mes të hijeve të një lufte gjenocidale, shpirti i ukrainasve mbetet i pathyer.
“Zemra e një kombi rreh brenda popullit të tij dhe në mes të hijeve të një lufte gjenocidale, shpirti i ukrainasve mbetet i pathyer. Nga një tokë e forcës, demokracisë dhe shpresës në tjetrën, i urojmë popullit të guximshëm të Ukrainës Gëzuar Ditën e Pavarësisë”, ka shkruar Osmani.
Ukraina sot shënon 32-vjetorin e pavarësisë nga ish-Bashkimi Sovjetik.
Po këtë ditë bëhen mbi një vit prej kur Rusia ka nisur sulmin e paprovokuar ndaj Ukrainës.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona, janë zhvendosur miliona të tjerë dhe dëmet materiale sa shkojnë e rriten.