Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka quajtur arkitekt të pavarësisë, ish presidentin, Ibrahim Rugova.
Në 19 vjetorin e vdekjes së tij, Osmani tha se rugovoizmi është një frymë që sjell bashkim, derisa nënvizoi se i njëjti e ka vendosur Kosovën në tryezën e diplomacisë ndërkombëtare si dhe krijoi miqësi me aleatë, veçmas me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
E para e vendit, në ceremoninë përkujtimore për nder të 19 vjetorit të vdekjes së Rugovës, tha se ai ka qenë një politikan vizionar që Kosovën e ka parë si një amanet historik të një populli që ka luftuar për liri.
Pas përfundimit të ceremonisë përkujtimore do të hapet edhe ekspozita e fotografive të presidentit Rugova.