Presidentja Vjosa Osmani e ka pritur me ceremoni shtetërore, presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor.
Të dy presidentët kanë zhvilluar takim me dyer të mbyllura, kurse më pas do të mbajnë edhe konferencë për medie. Pahor do të pritet në takim edhe nga kreu i Qeverisë, Albin Kurti.
Presidenti slloven paraprakisht vizitoi Serbinë nga ku kërkoi nga Kosova që ta formojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.