Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe përfaqësuesit e partive politike po mbajnë sot takim mbi caktimin e datës së zgjedhjeve lokale.
Të parët që erdhën në takim ishin nga Lëvizja Vetëvendosje, Guxo, Alternativa dhe liderët e disa prej partive të komuniteteve jo shumicë.
Lëvizja Vetëvendosje në këtë takim përfaqësohet nga nënkryetarja, Albulena Haxhiu dhe jo nga kryetari Albin Kurti.
Në takim ka ardhur edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ndërkaq, në këtë takim nuk u panë zyrtarë të Listës Serbe.