UBT News

Osmani e Kurti takohen sot me përfaqësuesit e AAK-së dhe PDK-së

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do të mbajnë sot takimet me partitë politike me qëllim të konsultimit për konstituimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja të Kosovës të dala pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Ditë më parë partive politike iu ka shkuar ftesa për takim nga Osmani e Kurti, e të cilës ftesë Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), i janë përgjigjur pozitivisht. Po ashtu ftesa iu është bërë edhe partive të komuniteteve.

Takimi i Osmanit e Kurtit me Enver Hoxhajn do të mbahet në orën 11:00, ndërsa me Ramush Haradinajn do të mbahet në orën 13:30.

Ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të mbajë takim me ta sot. LDK të dielën zgjodhi kryetarin e ri të saj, Lumir Abdixhikun, e i cili ditë më parë nuk është shprehur i gatshëm që në ditën e parë të punës së tij prej kryetari të shkojë në takimin Osmani-Kurti.

Exit mobile version