UBT News

Osmani e gatshme të unifikojë skenën politike pas zhvillimeve të fundit

U.d. e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani sot ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Osmani deklaroi se është e gatshme që të unifikojë skenën politike në Kosovë në mënyrë që vendi të përballojë sa më lehtë situatën e rënduar, pas zhvillimeve të fundit nga Gjykata Speciale.

“Qytetarët nuk do ta falin askënd në qoftë se në këtë kohë të rëndë për Kosovën, kur ne duhet të flasim një zëri për krimet që i ka bërë Serbia në Kosovë, që ne të bëhemi peng i politikave ose dallimeve ditore. Prandaj është me rëndësi që për çështje të interesit nacional të bashkohen të gjithë. Natyrisht, sa më përket mua, edhe në pozicionin e ushtrueses së detyrës së presidentes, unë do ta japë kontributin tim maksimal, por kjo siç e thash varet edhe nga vullnetin përfaqësuesve tjerë politik”, deklaroi ajo./UBTNews

Exit mobile version