Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar për në New York, për të marrë pjesë në takimin e radhës së Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, lidhur me raportimin periodik të Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për zhvillimet në Kosovë.
Në këtë takim, Osmani do të paraqesë ta arriturat e deritashme të shtetit të Kosovës, sfidat dhe perspektivën, kanë njoftuar të mërkurën nga Zyra e Presidentes. Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbahet më 15 tetor ku do të diskutohet për situatën në Kosovë.