Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot në Prizren iu është bashkuar festës së 23 prillit, e njohur në Kushtetutën tonë si Dita e komunitetit turk në Kosovë.
Postimi i saj i plotë:
Diversiteti është ndër vlerat më të mëdha të shtetit tonë!
Sot në Prizren iu bashkova festës së 23 Prillit, e njohur në Kushtetutën tonë si Dita e komunitetit turk në Kosovë.
I urova qytetarët tanë të komunitetit turk për këtë ditë dhe i falënderova për kontributin e vazhdueshëm në procesin e shtetndërtimit tonë.