UBT News

Osmani: Dialogu duhet të rimendohet në suaza të asaj që ndodhi në Banjskë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi sot se procesi i dialogut duhet të rimendohet në suaza të asaj çfarë ka ndodhur më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.

Ajo tha se po presin masa konkrete nga shtetet anëtare pas procedurave të konfirmimit të institucioneve. Kështu u shpreh ajo, në konferencë për media teksa u pyet se a duhet Kosova t’i kthehet dialogut me Serbinë.

“Tashmë janë bërë më shumë se 12 vjet në dialog dhe është koha për reflektim, sepse qasja e marrë parasysh përgjatë këtyre 12 viteve për fat të keq e ka inkurajuar Vuçiqin që ai të përdor dhunë dhe të krijojë akt agresioni në raport me Kosovën. Prandaj nuk mund të sillemi kinse nuk ka ndodhur 24 shtatori, duhet të ketë mësime të mësuara dhe i gjithë procesi i dialogut tani të rimendohet në suaza të asaj që ka ndodhur me 24 shtator duke e ditur që është shkelje e qartë e nenit 3 të marrëveshjes të dakorduar me 27 shkurt dhe aneksit të saj në Ohër me 18 mars”, tha Osmani. 

Exit mobile version