UBT News

Osmani dhe Minxhozi flasin rreth sigurimit të vaksinave antiCOVID

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ambasadori Qemal Minxhozi kanë diskutuar sot rreth zhvillimeve politike në vend, veçanërisht Osmani e njoftoi Minxhozin për përpjekjet që Kosova po i bën për vaksinimin sa më të shpejtë të qytetarëve të vendit.

Duke e falënderuar shtetin shqiptar për bashkëpunimin, Osmani nënvizoi se sigurimi i vaksinave për qytetarët e vendit është prioritet themelor i institucioneve.

“Në kohën e thellimit të krizës globale me pandeminë COVID–19, ne jemi të përkushtuar maksimalisht që të sigurojmë vaksina për qytetarët tanë. Ky është prioritet mbi prioritetet për ne. Mbrojtja e shëndetit të qytetarëve dhe sigurimi i jetës së tyre është përkushtimi ynë i çdoditshëm”, tha presidentja Osmani.

Presidentja dhe ambasadori diskutuan për mundësinë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, duke përfshirë qarkullimin e lirë dhe thellimin e raporteve kulturore, ekonomike dhe politike./UBTNews

Exit mobile version