U.d. e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka biseduar sot me ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett, lidhur me zhvillimet e fundit në vend.
“Duke parë situatën me pandemi, në takim u diskutua në veçanti kjo temë. Me këtë rast, u theksua rëndësia e unitetit në luftën me pandeminë Covid-19, si dhe rëndësia e bashkëpunimit konstruktiv me të gjithë spektrin politik”, thuhet në njoftim./UBTNews