Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani dhe ambasadorët e akredituar, kanë bërë homazhe te varri i Presidentit Ibrahim Rugova, në përvjetorin e vdekjes së tij.
Ibrahim Rugova, presidenti i parë i Kosovës pas luftës, vdiq më 21 janar 2006. Ai ishte një lider pacifist dhe diplomat, i njohur për angazhimin e tij për pavarësinë e Kosovës dhe udhëhoqi vendin gjatë periudhës së administratës ndërkombëtare (UNMIK), duke kontribuar në krijimin e kushteve për shpalljen e pavarësisë në vitin 2008.