Presidentja e vendit Vjosa Osmani bashkë me kryetarin e Skenderajt Bekim Jasharin kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë, raporton Ekonomia Online.
Me këtë rast ajo ka thënë se dëshmorët e UÇK-së vunë themelet e shtetit, prandaj edhe nderimi për ta nuk është i mjaftueshëm asnjëherë.
“Sot sërish së bashku me kryetarin e Skenderajt po nderojmë heroizmin e të gjithë dëshmorëve të UÇK-së, atyre që e bënë themelet e shtetit tonë dhe dhanë më të shtrenjtën e tyre në mbrojtjen e atdheut”.
“Kurrë nuk është e mjaftueshme për të treguar nderimin tonë për ta. Prandaj sot e bëjmë këtë nderim dhe përkujtojmë heroizmin e tyre. Lavdi të gjithë heronjve të kombit tonë.
Përderisa kryetari i Skenderajt Bekim Jashari, tha se vetëm të bashkuar mund të bashkuar mund të ndërtohet vendi dhe të jetësohet amaneti i dëshmorëve.
“Ne sot nderuam të kaluarën tonë me shumë vuajtje dhe sakrificë aq sa e dhimbshme edhe krenare. Një ideal brez pas brezi”.
“Pra këtë amanet të dëshmorëve mund ta realizojmë vetëm të bashkuar dhe duke ndërtuar vendin tonë”.
Fillimisht Osamni e Jashari kanë vizituar Kullën e Ilaz Kodrës.