Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe deputetet, Donika Kadaj-Bujupi, dhe Mimoza Kusari-Lila, kanë falënderuar deputetët për miratimin e amendamentit të iniciuar nga to, në kandër të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.
Amendamenti i tyre kishte të bënte me fuqizimin dhe përparësinë e prodhuesve vendor në ligjin e prokurimit publik, pa kosto shtesë për buxhetin e Kosovës.
Ky amendament ishte përkrahur edhe në Komisionin Funksional.
” Bashkëpunimi ndërmjet grave sjellë rezultate, bashkëpunimi i burrave po sjellë telashe!- Një prej iniciativave të mira të bashkëpunimit të grave deputete është edhe amandamenti për fuqizimin dhe përparësinë e prodhuesve vendor në ligjin e prokurimit publik, pa kosto shtesë për buxhetin e Kosovës. Falemnderit gjithë deputetëve që e mbështetën këtë amandament”, ka shkruar Kadaj- Bujupi në Facebook./UBTNews