UBT News

Osmani bisedon me homologen sllovene për zhvillimet e fundit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar sot bisedë telefonike me presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar.

Osmani ka potencuar se me Musar ka biseduar për zhvillimet e fundit e po ashtu edhe për vizitën e saj në Kosovë.

“Bisedë e shkëlqyer me presidenten Musar mbi zhvillimet e fundit, procesin e ardhshëm Brdo-Brijuni dhe vizitën e saj të ardhshme në Kosovë. Së bashku, ne përpiqemi për bashkëpunim më të ngushtë, paqe, stabilitet dhe një zbatim të fuqishëm të agjendës së grave, paqes dhe Sigurisë”, ka shkruar Osmani në Twiter.

Exit mobile version