UBT News

Osmani: Biden e njeh shumë mirë dhimbjen e Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, pret që raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës të përmirësohen me zgjedhjen e Joe Bidenit, pasi dekada të përkrahjes kyçe amerikane u vunë në dyshim nën administratën Trump, ka thënë ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

“Çdokush e di se presidenti i zgjedhur, Biden, nuk është vetëm një mik i zakonshëm i Kosovës”, deklaroi ajo në një intervistë për Financial Times, duke iu referuar mbështetjes së gjatë të Bidenit.

“Ai e njeh dhimbjen tonë shumë mirë”, deklaroi ajo.

U.d. e presidentes deklaroi se ai e di të vërtetën dhe nuk provon ta ndryshojë të vërtetën./UBTNews

Exit mobile version