UBT News

​Osmani: Beteja e Koshares operacioni më i fuqishëm ushtarak i UÇK-së

Me rastin e shënimit të 25 vjetorit të betejës së Koshares, Kuvendi i Kosovës po mban seancë solemne, në të cilën u kujtuan 114 dëshmorët e rënë.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se beteja e Koshares është një ndër betejat më të suksesshme të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër forcave të regjimit gjenocidal të Serbisë. Ajo theksoi se guximi, sakrifica dhe vendosmëria përmblidhen në betejën e Koshares, sikurse edhe në shumë kapituj të tjerë të historisë së luftës sonë.

“25 vjet më parë ne qëndruam në një udhëkryq ekzistencial të krijuar nga padrejtësia, shtypja, tirania, por mbi të gjitha nga tendencat e regjimit gjenocidal të Serbisë për shfarosje të popullit tonë. Megjithatë, si popull e si komb ditëm të mobilizohemi të gjithë në një front të përbashkët. Burra e gra duke mbrojtur dinjitetin dje te drejtën tonë për liri dhe për shtet. Sot, jemi këtu për të nderuar guximin dhe përkushtimin e vajzave dhe djemve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët dëshmuam shpirtin dhe guximin e paepur për lirinë tonë, për Republikën tonë. Sikurse, edhe në shume kapituj te historisë tonë të luftës guximi, sakrifica dhe vendosmëria përmblidhen edhe në betejën e Koshares. Kësaj rezistencë të armatosur i parapriu rezistenca paqësore nën udhëheqjen e presidentit historik doktor, Ibrahim Rugova. Kjo rezistencë paqësore për gati një dekadë ka sfiduar padrejtësinë e regjimit kriminal serb ka bashkuar të gjithë shqiptarët rreth kauzës për liri, pavarësinë demokraci dhe është shndërruar në frymëzim për botën duke shënuar kthesë si rezistenca paqësore me efektin me të madh në historinë njerëzor”, tha Osmani.

Ndër të tjera, presidentja Osmani tha se pjesëmarrja në luftën tonë për liri nuk pati kufi gjeografik për shqiptarët. Ajo shtoi se varganit te luftërave të lirisë iu bashkua edhe mërgata jonë dhe shumë luftëtarë nga Shqipëria dhe viset e tjera shqiptare.

Betejën e Koshares, Osmani e konsideroi si operacionin më të madh ushtarak të UÇK-së, e cila u riorganizua nga shumë veprimtarë të hershëm të rezistencës kombëtare, pas asaj që njihet si e Loxhës.

“Pjesëmarrja në luftën tonë për liri nuk pati kufi gjeografik për shqiptarët, kudo që ndodheshin ata. Prandaj, natyrshëm varganit te luftërave të lirisë iu bashkua edhe mërgata jonë dhe shumë luftëtar nga Shqipëria e vendet e tjera shqiptare. Shumë veprimtarë të hershëm të rezistencës kombëtare, shume eprorë e profesionistë ushtarak pas përgatitjeve iu bashkuan radhëve të ushtrisë sonë çlirimtare, dhe pas betejës së suksesshme të Loxhës e cila u zhvillua më 98’, disa prej njësiteve të UÇK-së të fuzionuara në brigadën 138 u riorganizuan dhe u përgatitën për operacionin më të madh ushtarak të UÇK-së, të njohur më pas si beteja e Koshares, e cila shënoi një ndër betejat me të suksesshme të luftës se UÇK-së kundër forcave të regjimit gjenocidat të Serbisë. Ne këtë betejë të filluar më 9 prill 1998 grupin operativ 3 nën udhëheqjen e oficerëve të rryer ushtarak e profesionist si Rrustem Berisha, Agim Ramadani, Sali Qekaj, Anton Quni e shumë e shume të tjerë arritën që ta realizojnë ëndrrën shekullore, thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar”, theksoi Osmani.

Ndryshe në Betejën e Koshares, ranë 114 dëshmorë të Kombit, prej të cilëve ka të dekoruar me Urdhrin Hero i Kosovës. Në këtë betejë kishin marrë pjesë edhe vullnetarë ndërkombëtar, shtetas të huaj nga: Italia, Franca etj.

Exit mobile version