UBT News

Osmani bën thirrje për formimin e Qeverisë: Shpresojmë të gjejnë një gjuhë të përbashkët

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se duhet sa më shpjetë të formohet Qeveria, duke gjetur një gjuhë të përbashkët  të gjitha partitë politike.

Osmani theksoi se përkundër angazhimit të saj të vazhdueshëm, ajo çështje është varet kryekëput nga vullneti i partive politike dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës

‘‘Tani ju e dini që përkundër angazhimit tim të vazhdueshëm që të kemi konstitutim të Kuvendit, ajo çështje është varet kryekëput nga vullneti i partive politike dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës, por më në fund edhe ai proces u përmbyll. Kemi Kuvend të konstituar dhe pas asaj unë menjëherë të nesërmen kam mandatuar kryeministrin në detyrë i cili është nominuar nga partia e parë e cila ka dalë nga zgjedhjet e 9 shkurti. Nga data që është nominuar, janë 14 ditë  afatet rrjedhin, mirëpo negociatat për koalicione ndodhin vetëm ndërmjet partive, apo në rastin konkret mund të bëhet edhe me deputetë.  Janë diskutime mes partie politike, ku si presidente nuk do të duhej të ndërhyrja, rrjedhimesh dhe unë nuk mund ta di ku kanë mund të arrijnë ato negociata por janë çështje për të cilat më shumë informata mund të japin paritë politike”, shtoi ajo.

Presidentja tha se shpreson se do të ketë më parë me mandat të plotë.

“Shpresoj shumë që do të kemi sa më parë  qeveri të RKS me mandat të plotë kushtetuese, sepse siç e dini qeveria në detyrë ka kompetencat e limituara sipas ligjit për qeverinë dhe kjo e pengon jo vetëm punë e qeverisë por e pengon shtetin në tërësi. Sa më par të kemi qeveri me mandat të plotë kushtetuese, mund të shtyhen përpara reformat, mund të kemi buxhet gjithëpërfshirës që vendos shëndetin e qytetarëve tanë në radhë të parë. Do të kem dhe vendime tjera që do të shtyhen nga qeveria. Por kur do të ndodhë kjo, siç e thash është në duart e partive politike”, tha Osmani pas vizitës në Klinikë e Onkologjisë në QKUK, ku u dhuruan 640 pako onkologjiken për pacientet e prekur me kancer të gjirit./S.K/EO/

Exit mobile version