Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se miqësia e Kosovës me Asturinë është sa e vjetër aq edhe e çmueshme, duke kontribuuar edhe në shtetndërtimin e Kosovës.
Në ceremoninë e Themelimit të Shoqatës së Miqësisë Austriako-Kosovare, Osmani tha se bashkëpunimi i ndërsjellë ekonomik shërben edhe si bazë për miqësi afatgjate.
“Shteti i Kosovës është bërë falë ndihmës së miqve të saj sikurse që është Austria dhe kjo do ta bëjë edhe më të fortë këtë bashkëpunim. Fuqia e miqësisë mes të dyja vendeve është e pamatshme, ndërkaq dobia e popujve të të dyja vende është e madhe. Ato ndërtohen mbi bazën e besimit, të vlerave dhe dëshirës për të punuar së bashku për të mirën e përbashkët. Bashkëpunimi i ndërsjellët ekonomik shërben edhe si bazë për miqësi afatgjate duke promovuar edhe stabilitetin ekonomik në shkallë të lartë. Miqësia e Kosovës me Asturinë është sa e vjetër aq edhe e çmueshme. Austria gjithmonë ndihmonte në shkollimin e të rinjve nga Kosova”, deklaroi Osmani.