Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka arritur në Japoni, ku do t’i përcjellë nga afër Lojërat Olimpike Tokio 2020.
Këtë e ka bërë të ditur vet Osmani me një postim në rrjetin social Instagram.
“Arritja në Tokjo, gati për Lojërat Olimpike”, ka shkruar Osmani në fotografinë e saj të publikuar.
