Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në një ceremoni që do të organizojë këtë të diel do të ndajë Medaljen Presidenciale për Sundim të ligjit për të ndjerin Beau Biden, të birin e presidentit amerikan Joe Biden për kontributin e tij në këtë fushë gjatë shërbimit të tij në Kosovë.
Osmani ka thënë se është nder për të që të ndajë këtë medalje, duke thënë se ajo i dedikohet edhe shumë grave e burrave që shërbyen në Kosovë e që erdhën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njofton Klan Kosova.
“Nëpërmjet një letre që i kam dërguar para ca kohe, i kam propozuar Presidentit Biden që të na drejtohet nëpërmjet një video adresimi në këtë ceremoni. Ky adresim e Presidentit Biden dëshmon raportet speciale e të palëkundura ndërmjet dy vendeve tona. Jemi të bekuar me aleatin tonë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
Osmani ka ndarë edhe një pjesë të videos së Biden derisa adresimin e plotë të Biden dhe me përkthim tha se do ta publikojë të dielën.
https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=1674238999439891