UBT News

Osmani: 14 prilli të shënohet si Dita e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë që nga sot 14 prilli do të shënohet si Dita e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Kështu ka deklaruar pas takimit me të mbijetuarën e dhunës seksuale dhe deputeten, Vasfije Krasniqi.

Ajo ka shkruar në Facebook, se në konsultim me Qeverinë e Kosovës do të angazhohen për të ndërmarrë të gjithë hapat e duhur institucional, për ta shndërruar 14 prillin në një ditë të shënuar me ligj.

“Sot përveç që diskutuam se duhet të vazhdojmë të flasim gjithnjë e më zëshëm për krimet e kryera nga Serbia e që ende po i mohon, u pajtuam që 14 prilli nga sot e tutje, nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, të shënohët si Dita e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Po ashtu, i premtova që në konsultim me Qeverinë e Republikës së Kosovës do të angazhohemi për të ndërmarrë të gjithë hapat e duhur institucional për ta shndërruar datën 14 prill në një ditë të shënuar edhe me ligj”, shkroi ajo mes tjerash në Facebook./UBTNews

14 prilli për dikë mund të jetë ditë e një përvjetori të rëndësishëm, datë e lindjes, ditë e parë e…

Posted by Vjosa Osmani on Wednesday, April 14, 2021

Exit mobile version